Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu kreu Kontrollin Bazë Mjekësor në Poliklinikën numër 9 në kryeqytet.
Krahas këtij kontrollo, Koçiu zhvilloi një bashkëbisedim me stafin mjekësor mbi rëndësinë e këtij Programi për qytetarët.
Ajo ka bërë me dije se nga fillimi i programit në vitin 2015 deri në tetor 2024, janë kryer 3,343,629 ekzaminime falas, duke forcuar kujdesin shëndetësor universal dhe përmirësuar cilësinë e shërbimeve në kujdesin parësor.
“Në Qendrën Shëndetësore nr.9 në Tiranë, me mjekun e familjes Dr. Artanin , ku kryem Kontrollin Mjekësor Bazë, një mundësi thelbësore që ofron ekzaminime falas për qytetarët 35-70 vjeç. Ky program është pjesë e përpjekjeve tona për të forcuar kujdesin shëndetësor parësor, duke ndihmuar në zbulimin e hershëm dhe parandalimin e sëmundjeve kronike. Kontrolli i rregullt është thelbësor për diagnostikimin në kohë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, duke kontribuar në uljen e rrezikut veçanërisht nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti.
Që nga fillimi i programit në vitin 2015 deri në tetor 2024, janë kryer 3,343,629 ekzaminime falas, duke forcuar kujdesin shëndetësor universal dhe përmirësuar cilësinë e shërbimeve në kujdesin parësor.
Më e rëndësishmja, ky program ka kontribuar në mbajtjen nën kontroll të prirjeve në rritje të sëmundjeve jo të transmetueshme, duke i dhënë përparësi shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve”, shkruan Koçiu.
source https://opinion.al/kociu-mbi-3-3-milione-qytetare-kane-kryer-kontrollin-mjekesor-baze-falas/