Gripi i shpendëve, Shqipëria ndalon importet me 17 shtete evropiane

Teksa pak ditë më parë në vendin tonë u identifikua dhe u izolua një vatër me gripin e shpendëve, Ministria e Bujqësisë ka ndërmarrë hapa të tjera për ndalimin e përhapjes së H5N1.

Ministria e Bujqësisë përmes urdhrave të posaçëm ka marrë masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së influencës aviare të shpendëve, për shkak të shfaqjes së këtij virusi në disa vende të ndryshme të Evropës.

Ndër masat kryesore të ndërmarra nga Ministria e Bujqësisë përfshijnë ndalimin e importit apo kalimit tranzit nëpërmjet territorit të Shqipërisë me 17 shtete, të shpendëve të gjallë shtëpiakë, zogjve 24-orësh, materialit biologjik të shpendëve, vezët e shpendëve, mishi i shpendëve të patrajtuar termikisht apo dhe nënproduktet e shpendëve të patrajtuar termikisht.

Masa janë marrë edhe për mbrojtjen ndaj infeksionit të njohur me termin “Gjuha Blu” që prek kryesisht bagëtitë e cila është shfaqur në Suedi, Danimarkë, Portugali, Austri, Holandë dhe Spanjë.

Pak ditë më parë Ministria e Bujqësisë bëri të ditur se për shkak të gripit të shpendëve u monitoruan 2,304 ferma në vend me mbi 96 mijë shpendë ku janë analizuar 90 mostra zyrtare të tyre.

Klan News

source https://opinion.al/gripi-i-shpendeve-shqiperia-ndalon-importet-me-17-shtete-evropiane/

Cilësimet e cookie-ve
Cookies përdoren në këtë faqe interneti. Këto kërkohen për funksionimin e faqes së internetit ose na ndihmojnë me këtë, për të përmirësuar faqen e internetit.
Lejo të gjitha kukit
Ruaj përzgjedhjen
Cilësimet individuale
Cilësimet individuale
Kjo është një përmbledhje e të gjitha cookie-ve, përdorur në faqen e internetit. Ju keni opsionin, për të bërë cilësime individuale të cookie-ve. Jepni pëlqimin tuaj për cookie individuale ose grupe të tëra. Cookies thelbësore nuk mund të çaktivizohen.
Ruaj
Anulo
Thelbësore (1)
Kukit thelbësorë kërkohen për funksionalitetin bazë të faqes në internet.
Shfaq cookie-t