Lakimi i shtyllës kurrizore djathtas ose majtas që njihet ndryshe si skolioza mund të evidentohet që në fëmijëri sipas specialisteve.

Mjeku ortoped-traumatolog, Abdurrahim Palushi tregon se si mund të kuptohet kur një person ka këtë problem shëndetësor.

Abdurrahim Palushi, Ortoped-Traumatolog: Skolioza nënkupton nëse ne shohim ballë për ballë personin në një linjë të drejtë ne shohim që kemi një devijim në formën e gërmës ‘S’ dhe prandaj quhet skoliozë. Është 0-3 vjeç, 4-9 vjeç dhe 10-20 vjeç, pra kap të gjitha grupmoshat. Ndarje ka këtë qëndrim jo thjesht didaktik, por sepse ka edhe specifika në mënyrën se si drejtohet.

Skolioza ndahet në dy grupe, por më e rënda eshte ajo e cila është e lindur dhe vihet re kur fëmijët janë të vegjël.

Abdurrahim Palushi, Ortoped-Traumatolog: Një grup i skoliozave të lindura që do të thotë që sapo fëmija lind konstaton menjëherë që është me skoliozë. Zakonisht janë forma shumë të rënda, kanë ecuri jo shumë të mirë, komplikacione shumë të mëdha në mushkëri dhe zemër sepse skolioza prej kryesisht kafazin e kraharorit. Grupi i dytë janë skoliozat me shkak të panjohur që përbën grupin më të madh.

Specialistët rendisin disa nga arsyet që shkaktojnë skoliozën, duke veçuar edhe peshën e çantës së shkollës së fëmijëve.

Abdurrahim Palushi, Ortoped-Traumatolog: Nëse është e mundur gjërat që nuk janë të domosdoshme për t’i mbajtur fëmija në shpinë, shtëpi-shkollë dhe anasjelltas është e mira që të evitohen. Gjithmonë ju themi prindërve dhe fëmijëve që canta duhet të mbahet me dy krahët. Për të kuptuar logjikën nëse ne marrim një peshë nga njëra anë e trupit në mënyrë automatike trupi peshon nga ana e kundërt, sërish për të ruajtur qendrën e masës. Për të shmangur këtë devijim nga halli apo nga situata duhet që çanta e shpinës të mbahet me dy krahë.

Në të tilla raste rekomandohet që prindërit duhet t’u kryejnë kontrolle periodike fëmijëve në mënyrë që të shmangen problemet serioze në shtyllën kurrizore që në moshë të vogël.

Klan News